Showbiz

Si ta kuptojmë këtë koment të Arbana Osmanit për Big Brotherin dhe Ledionin

Si ta kuptojmë këtë koment të Arbana Osmanit për Big

Nisja e Big Brother, spektaklit që argëton shumë shqiptarët dhe më i ndjekuri në vend, sipas sondazheve, ka gjithmonë shumë diskutime. Sivjet debati më i madh si fillim është çështja e zëvendësimit të prezantueses historike Arbana Osmani me Ledion Liçon. Ky i fundit një prezantues gjithashtu historik në Top Channel, por i shkëputur nga ekrani një dekadë pothuaj.

Çdo sezon ka patur zëra, por këtë vit ndodhi vërtet. Big Brother ndryshon prezantimin. Pse?

Osmani është prezantuese me simpati në vend dhe duket se ndjekësit e zjarrtë s’e kanë pritur mirë zëvendësimin e saj.

Si ta kuptojmë këtë koment të Arbana Osmanit për Big

Njërit prej tyre Arbana Osmani i është përgjigjur duke e kaluar temën me një përgjigje shkurt në Instagram dhe pa folur gjërë e gjatë, apo thjesht me një deklaratë pse ajo nuk do ta prezantojë më Big Brother.

Vlen të kujtojmë se në fund të Big Brother Vip, Arbana Osmani la takim për Big Brotherin e ardhshëm, që do të thotë se të paktën në planet e saj nuk ishte largimi nga ky spektakël.
Çfarë ndodhi nga vera e më tej nuk është mësuar nga asnjë palë. Askush nuk ka folur, vetëm thashetheme, ose kode e emoji në Instagram.

Sot me mesazhin kthyer një komentuesi në lidhje me Ledion Liçon, Osmani është treguar e kujdesshme që të lërë një derë hapur në Top Channel, dhe ta kalojë çështjen pa i dhënë shumë rëndësi.

Të premten nis BBVIP dhe Ledion Liço do të vijë për herë të dytë në prezantimin e BB. Ai e ka prezantuar edhe një sezon, në vitin 2015.

Ledion Liço është një prezantues modern, i pashëm dhe i rrjedhshëm, por mbetët një sprovë për të audienca e mësuar me një figurë tjetër.

Suksese ose siç thonë në BB “tek e fundit është vetëm një lojë… 😉

Madje edhe jeta vetë!