Showbiz

Si votoi Jennifer Aniston sot herët në mëngjes

Si votoi Jennifer Aniston sot herët në mëngjes

E veshur me një komplet sportivë, me maskë e syze dielli, Jennifer Aniston ka votuar përmes postës. Aktorja e njohur e thotë publikisht se për kë ka votuar, ndërsa u drejtohet ndjekësve të saj që të bëjnë të njëjtën zgjedhje, Joe Biden, për arsyet që rendit. Në fund ajo e mbyll me një mesazh për ata që e shohin argëtuese që të votojnë për Kanye West.

Postimi i plotë:

Votova për Joe Biden dhe Kamala Harris dhe votova herët. Votova për ta sepse tani ky vend është më i ndarë se kurrë. Tani, disa burra në pushtet po vendosin se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë gratë me trupat e tyre. Presidenti ynë aktual ka vendosur që racizmi nuk është një problem. Ai e ka injoruar shkencën në mënyrë të përsëritur dhe publike ... shumë njerëz kanë vdekur.

Ju bëj thirrje që të merrni në konsideratë se kush do të preket më shumë nga këto zgjedhje nëse qëndrojmë në rrugën që jemi tani ... vajzat tuaja, komuniteti LGBTQ, vëllezërit dhe motrat tona me ngjyrë, të moshuarit me probleme shëndetësore, dhe fëmijët dhe nipërit tuaj të ardhshëm (të cilët do të kenë për detyrë të shpëtojnë një planet që udhëheqja jonë refuzon të besojë se po e dëmton). ??

E gjithë kjo gjë nuk ka të bëjë me një kandidat apo me një çështje të vetme, ka të bëjë me të ardhmen e këtij vendi dhe të botës. Votoni për të drejtat e barabarta të njeriut, për dashurinë dhe për mirësjelljen.

P.S. Nuk është argëtuese të votosh për Kanye-n. Nuk di si ta them ndryshe. Ju lutemi jini përgjegjës.