Showbiz

Soni dhe Fjoralba tregojnë sesi janë paragjykuar vetëm se janë nga Veriu

Soni dhe Fjoralba tregojnë sesi janë paragjykuar vetëm se

Soni Malaj ka treguar për herë të parë sot vështirësitë e karrierës dhe një prej tyre ka qenë paragjykimi. Soni një vajzë që jetonte në Tiranë, që po ecte në botën e artit, që adhurohej nga vajzat e djemtë, në rrugë paragjykohej dhe etiketohej prej faktit se vinte nga Veriu i Shqipërisë, nga Tropoja.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tha Soni në ABC-ja e mëngjesit.

Ky nuk është rast i izoluar. Deklarata e saj vjen pak kohë pasi një tjetër personazh i njohur i botës së televizionit rrëfeu se është paragjykuar nga prejardhja. Fjoralba Ponarin e pyeti dikush në Instagram: A je paragjykuar? A të thonë maloke, se vajzën time e paragjykojnë shumë në shkollë, dhe ajo tregoi një histori personale pastaj.

“Per fat te keq, po! Kam kujtime jo te mira, sidomos nga 9 vjecarja, & ne menyre te vecante nga mesuesja e kimise, e cila femijet veriore (ku beja pjese dhe une) i ofendonte e i trajtonte me nje perbuzje cnjerezore. Madje mend, kur mamaja ime erdhi qe te ballafaqohej me te per qendrimin qe kishte ndaj meje…pergjigjen e saj (pasi kuptoi qe ime me nuk ishte veriore) e kam te skalitur ne kujtese qe shprehimisht i tha: – Po ti duhej te me thoje, qe eshte gjysem MALOKE (jo malesore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe! Mgjth injoranca dhe perbuzja, jo e saj por e askujt, nuk me ka penguar kurre qe te luftoj drejt se ardhmes time dhe te njejten gje duhet te beje dhe vajza jote!”, shkruante Fjoralba.

Histori të tilla, të vajzave që kanë vazhduar përpara, pavarësisht pengesave të dala rrugës, shërbejnë si shembuj frymëzimi për dikë që ende sot mund të gjendet të vështirësi të tilla.