Showbiz

Sot dola pozitive me Covid! Këngëtarja Eliza Hoxha shpjegon pse e bëri testin

Sot dola pozitive me Covid! Këngëtarja Eliza Hoxha shpjegon pse e

Pas Adelina Thaçit, një tjetër këngëtare nga Kosova ka njoftuar se është prekur nga Covid-2019, Eliza Hoxha.

Ajo ka bërë me dije ndjekësit e saj në Facebook se ka të gjitha simptomat e virusit, “po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë”.

Postimi i saj:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi

Ethe

Temperaturë

Koll

Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart

#vendosemaskën

#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

Sh’net!

Sot dola pozitive me Covid! Këngëtarja Eliza Hoxha shpjegon pse e