Showbiz

Sot është e famshme edhe vetë, por dikur qante për Justin Bieber

Sot është e famshme edhe vetë, por dikur qante për Justin

Para se të ishte Billie Eilish e njohur botësisht, ishte një adoleshente që linte kokën për Justin Bieber.

Mamaja e saj ka treguar së fundmi në një intervistë se vajza e saj ishte e fiksuar me Bieber.

“Billie vetëm fliste për të, ishte e emocionuar që po dilte klipi dhe qante e vetëm qante. Dua të them, që menduam edhe ta dërgonim në terapi, sepse ajo ndjente shumë dhimbje për shkak të tij dhe pëlqimit që kishte për të”, tha Maggie.

Kurse vetë Billie ka pranuar se ka qarë për të, por jo vetëm për të. Ajo shprehet se ka kaluar ditë të vështira kur ishte 13,14 dhe 15 vjeç. Qante çdo ditë dhe madje edhe kur dëgjonte këngë të tjera, veç atyre të Justin.