Statusi i Piers Morgan për vdekjen e Larry King u cilësua si i vrazhdë dhe i çuditshëm. Po ti si mendon?

E Shtunë 23 Janar 2021, 22:10
TiranaPost
Këtë të shtunë u konfirmua nga familja vdekja e Larry King në moshën 87-vjeçare.
Larry ndërroi jetë në një spital, pasi ishte konfirmuar pozitiv ndaj Covid-19.
Shumë fansa, bashkëpunëtorët e tij dhe të famshëm. Mes tyre, më i çuditshmi ishte ai i moderatorit Piers Morgan.
“Larry King ishte heroi im, deri sa unë e zëvendësova tek CNN dhe ai tha se show im ishte sikur të ‘shihje vjehrrën duke ngjitur një shkëmb me motorin tënd të ri’”, shkroi Piers në Twitter.
Dhe vazhdon më tej:
“Ai ishte martuar 9 herë dhe kështu do ketë qenë një ekspert vjehrrash, por ishte një moderator i shkëlqyer dhe intervistues mjeshtëror në TV”, shkruan Morgan.
Ok, dikush mund të thotë sa i pasjellshëm, dikush tjetër mund të vlerësojë sinqeritetin. Po ti si mendon?
Poll