Statusi prekës i Agron Llakajt në përkujtim të gruas së tij: Imja Kostandinë, më more kuptimin e jetës
E Hënë 24 Qershor 2024, 13:48
TiranaPost
Një muaj nga dita kur u nda nga jeta bashkëshortja e tij, Agron Llakaj e kujton me një postim plot dhimbje.
"Imja Kostandina , një muaj pa ty. Përpëlitem në vuajtje pa fund dhe s'di..kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës...U bëre dhimbje", shkruan Agron Llakaj.
Bashkëshortja e tij, Kostandina, nëna e dy fëmijëve, u nda nga jeta pas një lufte 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë.