Showbiz

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë yjet bëjnë një biznes në fund?

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Filma, muzikë, recitale e turne botërorë, Hollivud e çmime, por në fund të gjitha bëhen edhe biznesmene. Pjesa më e madhe zgjedhin sektorin e veshjeve dhe krijojnë brand-et e tyre.

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Si “By J.Lo” e Jennifer Lopez me veshje dhe parfume. Pas filmave dhe videoklipeve me famë botërore, J.Lo hyri dhe në botën e biznesit.

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Eva Longoria është një nga të parat që ka përqafuar biznesin paralelisht me karrierën artistike. E nisi në fillim me një bashkëpunim me Sunrise Brand. Krijoi një koleksion veshjesh sportive për gra dhe më vonë lançoi linjën e saj. Sipas Richtopia, në 2017-ën, Eva Longoria renditej e 42-ta në listën e 200 njerëzve më me ndikim. Kështu që përse jo, meqë emri i saj shet, edhe biznesi ecën.

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Robin Wright ka një linjë pizhamesh dhe pa i parë asnjë tabelë financiare, suksesi duket që në statistikat e Instagramit.  Mbi 30.5 mijë ndjekës ka faqja “Pour Les Femmes” me pizhame.

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Para nga biznesi fiton edhe Beyonce. Ajo ka një linjë veshjesh dhe shumë plane. Beyonce është siguruar të regjistrojë si marka emrat e tre fëmijëve të saj me synimin që nëse do duan të fitojnë nga emri, do jenë vetëm ata që do ta bëjnë këtë gjë. Për herë të parë, emrin e vajzës së madhe e ka përdorur vetë Beyonce pasi kompania e saj mban emrin Ivy Park.

Suksesi, Hollivudi, bukuria janë diçka. Por pse të gjithë

Përjashtim nga lista bën Jessica Alba që është fokusuar tek gjërat për bebet dhe bukurinë. “The Honest Company”, 250 milionë dollarë fitime kishte në 2016-ën dhe 1 miliard dollarë në 2017-ën.

Shifrat e japin përgjigjen përse të gjithë yjet bëhen në fund biznesmenë.