Showbiz

Supermodelja Stephanie Seymour humbet djalin 24 vjeç

Supermodelja Stephanie Seymour humbet djalin 24 vjeç

Harry Brant, djali i supermodeles Stephanie Seymour është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja e Brant që tha se shkaku i vdekjes ishte një mbidozë aksidentale e drogës, shkruhet në New York Times.

Supermodelja Stephanie Seymour humbet djalin 24 vjeç

“Do të jemi përgjithmonë të trishtuar që jeta e tij u ndërpre nga kjo sëmundje shkatërruese. Ai arriti shumë në 24 vitet e tij, por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë të shohim se sa shumë më shumë Harry mund të kishte bërë. Harry nuk ishte vetëm djali ynë. Ai ishte gjithashtu një vëlla i mrekullueshëm, nip i dashur dhe një mik i dashur. Ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e kaq shumë njerëzve. Ai ishte me të vërtetë një person i bukur jashtë dhe brenda”, shkruan familja pas humbjes së tij.

Brant ndoqi hapat e nënës së tij duke u bërë pjesë e botës së modës. Ishte model në shumë fushata për Vogue Italia dhe Balmain. Ai gjithashtu kishte nxjerrë një linjë unisex make-up me vëllain e tij për MAC, dhe shkruante për revistën Interview, e cila dikur ishte në pronësi të babait të tij Peter Brant. Jo pak arritje për aq i vogël sa ishte.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al