Showbiz

Video/ Tani mund të bësh një TikTok bashkë me Barack Obama-n, pavarësisht se ku jeton!

Video/ Tani mund të bësh një TikTok bashkë me Barack

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, ka gjetur një mënyrë gjeniale për të promovuar librin e tij të ri, “A Promised Land”, përmes aplikacionit Tik-Tok.

Ai është shfaqur në profilin e ‘Penguin Teen’, ku me librin e tij në dorë thotë: “Ky libër shpreh shpresën e pabesueshme që kam te ti. Merre dhe kaloje”.

Më pas Obama e kalon librin tek dikush jashtë kamerës së celularit, duke u dhënë mundësinë përdoruesve të TikTok-ut për të bërë një ‘duel’ me të.

Dhe shembulli është ky:

Mund ta provosh edhe ti, por të duhet libri!