Pavarësisht nëse ato janë të vërteta ose thjesht të shpërndara nga mediat, të gjithë janë të interesuar për zënkat midis të famshëve.
Ylli i popit, Taylor Swift , ka qenë e përfshirë në një sërë zënkash gjatë dekadës së fundit me të famshëm të tjerë. Ja si janë marrëdhëniet e saj me ta tani.
Katy Perry
Gjithçka filloi kur Katy akuzoi Taylor-in se po i merrte të gjithë kërcimtarët e saj rezervë për turneun e saj Red. Ato u grindën në Twitter , ku Katy e quajti atë 'Regina George'. Taylor më pas publikoi 'Bad Blood', i cili ishte padyshim për Katy Perryn. ... Më pas, 'Swish Swish' e Katy-t u interpretua si një këngë diss e Taylor.
Zënka mbeti e pazgjidhur për vite me radhë, deri në vitin 2018, kur Katy i dërgoi Taylor-it një degë ulliri si ofertë paqeje në natën e hapjes së turneut të saj Reputation. Një vit më pas, Katy u shfaq në videoklipin e Taylor-it ‘You Need to Calm Down’.
Nicki Minaj
Në vitin 2015, Nicki postoi në Twitter zhgënjimin e saj që 'Anaconda' nuk u nominua për videon e vitit në VMA. “Nëse videoja juaj ka femra me trup shumë të hollë, do të nominoheni për videon e vitit”, shkruajti ajo.
Taylor e mori atë si një sulm personal dhe u përgjigj: "Unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse të të dua dhe të të mbështes. Nuk jam si ti që të vendos gratë kundër njëra-tjetrës. Ndoshta një nga burrat të ka marrë vendin". Më pas ajo e ftoi reperen të ngjitej në skenë me të, duke thënë se Nicki është e ftuar në çdo skenë që ajo është.
Nicki u përgjigj duke thënë se ajo definitivisht nuk po i referohej Taylor-it me ato postime në Twitter, dhe pjesërisht fajësoi mediat për shtrembërimin e fjalëve të saj. Më pas Taylor i kërkoi falje Nickit.
Diplo
Në vitin 2014, kur ishte në lidhje me Katy Perry-n, Diplo ka shkruar në Twitter: "Dikush duhet t’i dhurojë Taylor Swift-it të pasme".
Taylor nuk iu përgjigj kurrë, por në vitin 2019, Diplo tha se bërja e atyre postimeve në Twitter ishte vendimi më i keq i karrierës së tij.
Kanye West
Gjithçka filloi në vitin 2009 kur ai e ndërpreu atë në skenën e VMAs. Dyshja u pajtua disa vite më vonë - Kanye i dërgoi lule dhe këpucë Yeezy dhe gjithçka dukej mirë.
Por më pas, në vitin 2016, Kanye lançoi këngën "Famous", në të cilën ai e quajti Taylor një k*rvë, dhe se ai e bëri atë të famshme dhe gjakrat u ndezën sërish.
Kim Kardashian
Pasi Taylor tha se nuk i dha leje Kanye që ta përdorte emrin e saj në këngën ‘Famous’, Kim Kardashian – e cila atëherë ishte e martuar me Kanye – ngarkoi një video në Snapchat, e cila la të kuptohej se Taylor në fakt kishte pranuar tekstin e këngës.
Në vitin 2020, u publikua versioni i plotë i videos së Kim, i cili vërtetoi se ajo në fakt e ndryshoi videon përpara se ta ngarkonte në Snapchat.
Tani për tani, Taylor, Kim dhe Kanye nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.
Demi Lovato
Acarimi mes Taylor dhe Demi Lovatos filloi në vitin 2009 , kur ylli i Disney u pyet për Selena Gomez dhe u përgjigj me: "Pyet Taylor!"
Me kalimin e viteve, Demi ka bërë disa goditje me Taylor në mediat sociale dhe në intervista. Në vitin 2016, ajo i tha Glamour se Taylor nuk duhet ta quante veten feministe: "Unë mendoj se të kesh një këngë dhe një video për rrëzimin e Katy Perry-t, nuk është fuqizim i grave".
Karlie Kloss
Taylor dhe Karlie ishin shoqe të ngushta për disa vite – ato madje ndanë kopertinën e Vogue në 2015. Por pas dramës Kanye-Kim, u duk se Karlie mori anën e tyre ndaj Taylor-it dhe miqësia u shkatërrua .
Damon Albarn
Damon Albarn dha një intervistë për Los Angeles Times në janar, ku ai la të kuptohej se Taylor nuk e shkruante vërtetë muzikën e saj.
Më pas, Taylor shkroi në Twitter se komentet e tij ishin "plotësisht të rreme dhe shumë të dëmshme". Ai më pas kërkoi falje, duke thënë se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit.
Calvin Harris
Taylor dhe Calvin ishin në një lidhje për një vit e gjysëm përpara se të ndaheshin në mesin e vitit 2016. Në prill të atij viti, Calvin dhe Rihanna publikuan duetin 'This Is What You Came For'.
Pas ndarjes së tyre, u përfol se Taylor kishte shkruar këngën me Calvin, dhe gjithashtu kishte regjistruar vokale mbështetëse.
CAlvin e akuzoi atë për nxjerrjen e lajmeve për të fituar favorin e publikut. Calvin shkroi në Twitter: “E dhimbshme për mua që ajo dhe ekipi i saj do të shkonin aq larg për të provuar të më bënin të dukem keq në këtë fazë. … E di që jeni jashtë turneut dhe keni nevojë për dikë të ri që ta varrosni si Katy [Perry] ETC, por unë nuk jam ai djalë, më falni. Nuk do ta lejoj.” Një vit më pas, ai shprehu pendim për komentet e tij. Dyshja definitivisht nuk janë pajtuar.
Joe Jonas
Taylor dhe Joe ishin çift në vitin 2008, përpara se ai të ndahej me të përmes telefonit - një fakt që ajo zbuloi në Ellen shoë gjatë promovimit të albumit Fearless . Ajo sigurisht nuk ishte e sjellshme me të në atë kohë, dhe gjithashtu u tall me të gjatë monologut të saj në SNL.
Dyshja që atëherë kanë bërë paqe dhe janë parë bashkë në Londër në vitin 2015.
Në vitin 2019, Taylor kërkoi falje për mënyrën se si e trajtoi situatën.