Showbiz

Të dorëzojnë titujt: Ç'po mendon familja mbretërore pas intervistës së Harry-t

Të dorëzojnë titujt: Ç'po mendon familja

Harry dhe Meghan Markle të heqin dorë nga titujt Princ dhe Dukesha e Sussex. Kërkesa vjen nga pallati mbretëror por jo direkt nga mbretëresha, babai apo vëllai i Harry-t. Sipas mediave britanike, familja mbretërore është tronditur nga intervista e fundit e Princ Harry-t me Dax Shepard në SHBA, të transmetuar javën e kaluar. Në intervistën 90 minutëshe, Harry tha që Princi Charles ua kishte kaluar fëmijëve të tij dhimbjet e fëmijërisë së tij nga prindërit dhe se ai me Meghan u transferuan në Kaliforni për të thyer këtë cikël gjenetik të dhimbjes: ‘Më ka trajtuar në mënyrën se si u trajtua ai nga prindërit e tij’.

Të dorëzojnë titujt: Ç'po mendon familja

Ai gjithashtu tha se ndihej sikur Charles në të 20-tat kur nuk e donte rolin e tij si princ. Sipas tij princi Charles asokohe ka thënë: 'Unë nuk dua të jem këtu, nuk dua ta bëj këtë, shikoni çfarë i ndodhi nënës sime. '

Të dorëzojnë titujt: Ç'po mendon familja

Shumë e komentuan intervistën e Harry-t si një lumë kritikash ndaj aftësive prindërore të Princit Charles, por edhe të Mbretëreshës dhe Princit të ndjerë Philip.

Një prej personave të afërt me familjen mbretërore citohet të ketë thënë: Njerëzit janë të tmerruar se si ai (Harry) ia bëri këtë Mbretëreshës dhe kur Duka i Edinburg sapo ka hyrë në varr. Të gjykosh gjyshin në këtë situatë është kaq tronditëse dhe mosrepsekt. Ai thotë tani se nuk është ndryshe nga askush tjetër, duke sulmuar institucionin për të cilin thotë se i ka shkaktuar kaq shumë dhimbje. Nëse nuk e do më institucionin që i përkiste, nuk mund të mbash më tituj. Ata thjesht duhet të bëhen Harry dhe Meghan.

Të dorëzojnë titujt: Ç'po mendon familja

Familja mbretërore aktualisht nuk ka plane për t’i hequr titujt Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Por nuk dihet as se si do të veprojë Harry kur të kthehet në Britani më 1 korrik, pasi do të shfaqet një statujë e nënës së tij, princeshë Diana.

Intervista e tij e fundit mund të ndikojë në marrëdhënien e tij me babain dhe vëllain, princin William.

*Tiranapost.al.