Të gjithë po flasin se kjo foto e Pique është përgjigjja e tij për Shakirën

Gerard Pique dhe Clara Chia Martí e kanë seriozisht. Një foto duke buzëqeshur para kamerës, të dy të përqafuar, konfirmon lidhjen.
Kjo është fotoja e tyre e parë në Instagram dhe pavarësisht 2 milionë likes që ka marrë e mbi 400 mijë komenteve, shumë mendojnë se është një përgjigje për Shakirën.
Përpara disa ditësh Shakira aludonte se Pique po e tradhtonte edhe të dashurën e tij të re. Ç`kishte për të thënë në lidhje me këtë, i tha në këngë.
Mes rreshtash Shakira thoshte: “Paç fat me të ashtuquajturin zëvendësuesen time. Shkëmbeve një Ferrari për një Twingo. Shkëmbeve një Rolex me një Casio”.
Edhe për Casio-n, Pique iu përgjigj, kur në një konferencë për shtyp u shfaq me një orë të tillë, fill pas këngës së Shakirës, duke thënë: “Casio na ka dërguar një orë dore. Ne arritëm një marrëveshje sponsorizimi me Casio”.
Kështu që nuk është çudi që kjo foto të jetë gjithashtu një përgjigje për Shakirën.
Çifti kishte më shumë se 10 vite bashkë dhe kanë dy djem.