‘Të lutem, thuaj po’. Shënimi që Julia Roberts i la Richard Gere-it për ta marrë në punë
Richard Gere ka treguar si rrallëherë për takimin e parë me Julia Roberts. Një nga çiftet me më shumë kimi të Hollivudit kanë një histori sesi ka nisur bashkëpunimi i tyre, që meriton të bëhet film më vete. Titulli është gati: “Të lutem, thuaj po”.
Ti ke bërë gjithashtu “Runaway bride” me Julia Roberts?
E kuptuat ju menjëherë që keni kimi kur ishit bashkë?
Mbaj mend që ajo kishte bërë një film më përpara “Mystic Pizza”.
Që ishte një film i lezetshëm, tërheqës.
Dhe Garry Marshall na bëri bashkë.
Ai e bëri dhe “Runaway bride”?
Po, ai i ka bërë të dy.
Më kujtohet që Julia erdhi të më takonte në New York dhe ai më tha: Richard, Julia është e mirë. Do të të pëlqejë.
Ajo erdhi në New York, u ul në zyrën time. Garry na prezantoi dhe iku.
Më telefonoi pas 45 minutash dhe më pyeti: Si po shkon?
Unë i thashë: është Garry.
Unë po flisja me Garry-n.
Ajo në anën tjetër të tavolinës po shkruante diçka tek fletët e mia të shënimeve.
Pastaj e ktheu nga mua dhe shkruante.
Të lutem, thuaj po.
Çfarë thua.
Kështu që unë i thashë, Garry po të them po
Hajt pra.
Poo, është histori e vërtetë.
Do doja ta kishe mbajtur atë shënimin.
“Të lutem thuaj po”, mund të jetë rom com-i juaj i tretë.
“Të lutem thuaj po”, Julia.
Do ta mendoje?