Showbiz

Të paktën po e kalojmë të gjithë bashkë këtë situatë...

Të paktën po e kalojmë të gjithë bashkë

Vetëkarantinimi është një udhëzim tashmë në shumë vende të botës që janë prekur nga Pandemia Globale e koronavirusit. Në Shqipëri, nëse del në rrugë pas orës 18:00 gjobitesh, në Britani nëse ke simptoma dhe nuk qëndron në shtëpi gjobitesh me 1000 paund ndërsa në Amerikë deri më tani është thjesht një këshillë për të mos përhapur koronavirusin.

Të njëjtën gjë po bëjnë dhe aktorët me famë botërore. Aktorja 53 vjeçare Selma Hayek ka postuar një foto teksa sheh nga ballkoni i shtëpisë së saj dhe duke kuptuar se sa e vështirë është situata, por edhe qëndrimi në shtëpi pa dalë, thotë se të paktën po e kalojmë të gjithë bashkë këtë:

Nga Instagrami ajo shkruan: E di që shumica prej nesh po bëjnë më të mirën për të qëndruar brenda dhe distancuar veten, por të paktën ne po e kalojmë këtë bashkë dhe po mendojmë për njerëzit që janë më të rrezikuarit.

-4,727 është numri i itë infektuarve në SHBA nga coronavirusi, 93 viktima, 74 të shëruar, 12 në trajtim intensiv. 

Në nivel global: 182,832 të infektuar, 7,174 viktima, 79,885 të shëruar.