Showbiz

Të penduar për tatuazhin me Kanye West? Një studio i heq falas

Të penduar për tatuazhin me Kanye West? Një studio i heq falas

Nëse dikush e ka pasur idhull, ka bërë një tatuazh për Kanye West dhe tani është penduar, mund ta heqë në një studio në Londër. Nuk do të paguajë asgjë për shërbimin.

“Ne do t'i heqim tatuazhet tuaja me Kanye-n falas”, njoftoi Naama Studios me qendër në Londër në Instagram pasi Kanye West u dënua për një sërë deklaratash të bëra publikisht muajt e fundit.

Kanye ka sulmuar popullin hebre dhe gjithashtu ka ngritur pretendime se vrasja e George Floyd në duart e policisë së Minneapolis ishte mashtrim. Një ngjarje kjo e fundit që nxiti revolta dhe lëvizjen #Blacklivematters.

“Ne e kuptojmë se tatuazhet mund të bëhen problem për disa njerëz dhe jo të gjithë mund të përballojnë heqjen e tyre”, tha kompania për The Washington Post në një email të enjten. Disa njerëz madje po detyrohen t`i heqin këto tatuazhe edhe sepse po tallen dhe bullizohen nga të tjerët.

Procedura për fshirjen e tatuazhe shkon deri në 2400 dollarë, kështu që nuk është një ndihmë e vogël për të gjithë ata që po e marrin shërbimin.