Showbiz

Telashet nuk kanë fund. Johnny Depp-it i zbulohen mesazhet private

Telashet nuk kanë fund. Johnny Depp-it i zbulohen mesazhet private

Johnny Depp është ende në proces gjyqësor me ish-gruan e tij Amber Heard. Ajo e akuzon për dhunë fizike dhe ai gjithashtu. Së fundmi kanë dalë disa mesazhe që vërtetojnë se Depp kishte konsumuar drogë gjatë një qëndrimi tre-ditor në Australi, periudhë në të cilën Amber e akuzon se e ka dhunuar.

Kjo e rëndon çështjen, megjithatë avokati i tij është shprehur se Depp i ka pranuar problemet me varësinë ndaj drogës, por kjo nuk provon se ka ushtruar dhunë ndaj Heard.

Historia e konflitit mes ish-partnerëve ka më shumë se dy vite që endet nëpër gjyqe.

*Burimi Metro