Showbiz

Telefilmi vazhdon/ Chris Rock i përgjigjet Will Smith-it

Telefilmi vazhdon/ Chris Rock i përgjigjet Will Smith-it

Disa orë pasi Will Smith theu heshtjen e tij me një video që i kërkonte falje Chris Rock-it për shpullën e dhënë muaj më parë në Oscar, duket se ka reaguar edhe Chris Rock.

Komediani Rock u ngjit në skenën në Teatrin Fox, në Atlanta si pjesë e turneut të tij botëror Ego Death.

“Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do ta dëgjojë viktimën e vërtetë. Edhe mua më goditi ajo që bëri Suge Smith. Po të nesërmen shkova në punë. Pastaj bëra edhe fëmijë”, i tha ai turmës, duke iu referuar vrasësit të një burri, i cili po vuan një dënim 28-vjeçar.

“Kushdo që thotë se fjalët lëndojnë, nuk e ka provuar ta godasin në fytyrë”, shtoi ai. Të njëjtën frazë e shkroi edhe disa ditë më parë në rrjete sociale.

Në një video 6 minutëshe Will Smith i kërkonte komedianit ndjesë publike. Ai tha se kishte provuar të fliste me të, por Chris nuk ishte ende gati dhe ja ku e mori përgjigjen.

Një shaka e Chris Rock për flokët e shkurtër të Jada-s, gruas së Smith, bëri që ky i fundit të ngrihej nga karrigia dhe ta qëllonte në fytyrë Rock-un.