Showbiz

Tendencat e marketimit në çift

Tendencat e marketimit në çift

Victoria dhe David Beckham e kanë kuptuar më kohë fuqinë si çift, njerëzit i duan bashkë dhe ata atë e marketojnë bukur.

Çifti me një histori 25 vjeçare u bë hit në vjeshtë me dokumentarin por edhe me vallëzimin e tyre tipik që u bë viral në Tik Tok.


Në Shqipëri çifti Bora dhe Donald po bëjnë pak a shumë të njëjtën gjë.

Janë gjithnjë e më shumë bashkë në Instagram, ekran, në filmin e tyre që pritet të jetë premierë dhe së fundmi edhe ata me kërcimin e tyre që duket se po e jep efektin në rrjet.

Zakonisht jemi mësuar të shohim individë që luftojnë vetëm, por kohët e fundit disa kanë kuptuar se bashkimi ose më mirë çifti bën fuqinë.