Showbiz

Thashethemi që qarkulloi prej ditësh për çiftin Amal dhe George Clooney

Thashethemi që qarkulloi prej ditësh për çiftin Amal dhe

Bashkëshortja e George Clooney, Amal nuk është shtatzënë. Prej ditësh në mediat rozë amerikane qarkulloi lajmi se çifti do të bëheshin sërish prindër, por këto lajme janë hedhur poshtë. Një prej njerëzve më pranë aktorit hollivudian George, ka thënë se nuk ka asnjë gjë të vërtetë dhe se thashethemet mbeten thashetheme.

Thashethemi që qarkulloi prej ditësh për çiftin Amal dhe

Media OK, shkruante: Flitet se Amal do lindë sërish binjakë. Ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë. Çifti ka shkuar me pushime dhe barku sikur ka filluar t'i duket pak. Shumë shpejt të gjithë do e shohin!

George dhe Amal çdo vit nga muaji qershor udhëtojnë me pushime në Liqenin Como të Italisë dhe kalojnë kohë me fëmijët binjakë.

Thashethemi që qarkulloi prej ditësh për çiftin Amal dhe

Thashethemi që qarkulloi prej ditësh për çiftin Amal dhe

"Ata si gjithmonë shkojnë me pushime. I japin përparësi familjes, dhe më shumë kohë për fëmijët e tyre. Ata janë prindër të përkushtuar", thotë një prej njerëzve të afërt me familjen Clooney.

Amal 43 vjeçe dhe George 60 vjeç janë të martuar prej vitit 2014 dhe bashkë kanë dy fëmijë binjakë.

*Artikulli i EtCanada, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.