‘The Crown’ ringjall inatin e njerëzve ndaj Camilla-s: S`do jesh kurrë si Diana
Komente ofenduese kanë mbërritur në adresë të Dukeshës së Cornwall, Camilla-s. Pallati mbretëror ka vendosur t`i bllokojë komentet tashmë, por pas sulmeve të njëpasnjëshme.
Gjithçka është rindezur pas publikimit të sezonit më të ri në Netflix të “The Crown”.
Në vitet e para të martesës me Charles urrejtja ndaj saj ishte e madhe. Konsiderohej si gruaja që shkatërroi martesën e Charles me Diana-n të preferuarën e Wells-it. Mirëpo qëndrimi i tërhequr i Camilla-s dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj burrit të saj ia krijoi njëfarë popullariteti.
Seritë e reja të “The Crown” me në qendër Diana-n dhe Charles nuk zbuluan asgjë të re. Të gjithë e dinin që Camilla ka qenë gjithmonë mes tyre. Filmi shërbeu thjesht për të rindezur inatet e vjetra.
“Kot sa mundohesh se kurrë nuk do e arrish nivelin e Diana-s”, “Me para mund të blesh rroba dhe bizhuteri, por sigurisht jo klasin, atë e kishte vetëm Lady D”, shkruajnë disa.
Sigurisht komentet e ndjekësve nuk ia marrin dot atë që Camilla ka: Charles, burrin e jetës së saj dhe mbretin e ardhshëm të Anglisë.
*Artikulli i Vanity Fair u përshtat në shqip nga Tiranapost.al