Showbiz

Thinjat e para kanë dalë dhe Hueyda ka vendosur të mos i mbulojë

Thinjat e para kanë dalë dhe Hueyda ka vendosur të mos i

Flokët i preu shkurt duke ndryshuar imazhin e përhershëm të vajzës me kuçurrela. Kushedi sa e vështirë ka qenë gjatë gjithë jetës të bindte rricat.

Tani po i mban flokët të shkurtra fare dhe pa ndonjë kujdes specifik. As thinjat e para që kanë dalë në anë të ballit nuk i ka mbuluar. Ka postuar një foto nga afër fare dhe mes komentesh tregon: Po rezistoj për momentin, por nuk e di për sa kohë.

Thinjat e para kanë dalë dhe Hueyda ka vendosur të mos i

Hueyda ka qenë kështu gjithmonë, e thjeshtë dhe e vërtetë në ato që bën. Nuk është as e para e as e fundit që s`i ka fobi thinjat. Përgjithësisht vajza të famshme, të huaja, japin mesazhe të tilla, duke mos u fiksuar për t`i mbuluar fijet e bardha sapo dalin.