Showbiz

Thirrjeve për ta hequr Trump nga ‘Home Alone 2’ u përgjigjet vetë ‘Kevin’

Thirrjeve për ta hequr Trump nga ‘Home Alone 2’ u

Shumë fansa të “Home Alone 2”, ose siç jemi mësuar t`i themi ne “Kevin i vetëm në shtëpi” kanë bërë thirrje në rrjete sociale që sekuenca e filmit ku shfaqet Trump, të shkurtohet. Nxitja e tyre erdhi pasi Trump u përjashtua nga Facebook, Twitter dhe së fundmi edhe nga Snapchat, me akuzën se nxiti dhunë gjatë protestës në Capitol Hill.

Po vetë aktori që luajti Kevin, Macaulay Culkin, ç`mendon rreth kësaj thirrjeje?

Thirrjeve për ta hequr Trump nga ‘Home Alone 2’ u

Culkin i ëshë përgjigjur me koment statusit të një ndjekësi që shkruan: Të bëjmë një peticion për ta zëvendësuar Trump-in tek Home Alone 2 me Macaulay Culkin, sot, që është 40 vjeç.

Aktori shkruan poshtë statusit: Sold, duke nënkuptuar se marrëveshje mund të kryhet e se i pëlqen ideja.

Skena është luajtur brenda një prej ndërtesave që Trump zotëron dhe ai orienton Kevin-in që e pyet se nga duhet të kalojë.

*Artikulli i Today u përshtat në shqip nga Tiranapost.al