‘Ti nuk do bëhesh kurrë e famshme’. Grupi bullizues që i hapën Lady Gaga-s shokët e klasës
Nëse sot po kalon një ditë të keqe, sepse s`je i kënaqur me çfarë ke arritur. Nëse njerëzit përreth po të gjykojnë apo paragjykojnë, akoma më tepër nëse po të bullizojnë, duhet të lexosh historinë e Lady Gaga.
Lady Gaga ka folur së fundmi për një grup në Facebook që u krijuar nga ish-shokët e saj të klasës në NYU të titulluar 'Stefani Germanotta, ti nuk do të jesh kurrë e famshmë'. Një grup që e tallte atë përpara se të bëhej e famshme. Po Stefani Germanotta apo Lady Gaga, siç ka emrin e artit u bë e famshme, arriti majat dhe ja ku është duke i dhënë forcë fansave të saj.
“Disa njerëz që kisha në kolegj e hapën këtë grup njëherë e një kohë. Ky është shembulli pse s`duhet të hiqni dorë kur të tjerët dyshojnë tek ju. Vazhdoni përpara”, tha Lady Gaga pasi grupi u bë viral në TikTok dhe krahasonte këtë status me 13 çmimet që ajo ka marrë.
Një histori që e përdori për të treguar se pavarësisht pengesave dhe demoralizuesve gjatë rrugës, vazhdo përpara.