Showbiz

Ti që je një vajzë e re, adhuron Billie Eilish dhe vuan për pamjen tënde lexoje këtë artikull

“Është humbje e madhe të vrasësh mendjen tërë kohës a dukesh bukur. Njerëzit gjithmonë do thonë: S`je grua, kur vishesh rehat. Kur zhvishesh pak më shumë do të thonë kurvë”. Rrëfimi i këngëtares Billie Eilish për dramën më të madhe të momentit atë të presionit që po shkatërron njerëzit ‘Imazhi për trupin’.

Ti që je një vajzë e re, adhuron Billie Eilish dhe vuan për

“Që kur isha fëmijë, babai im dhe unë dhe unë gjithmonë kemi folur për një lloj të caktuar personi që është i pasigurt, dhe njëherësh aq i vëmendshëm, saqë kurrë lëviz as muskujt e fytyrës më shumë seç duhet, pasi gjithmonë do të duket mirë.

E kam vënë re disa herë këtë, dhe kjo më trishton. Nëse jeni gjithmonë duke qëndruar në një mënyrë të caktuar, duke ecur në një mënyrë të caktuar, dhe gjithmonë i keni flokët në një mënyrë të caktuar… është thjesht humbje kohe. Është humbje kohë të përpiqesh gjithmonë të dukesh mirë. Është si të humbasësh gëzimin dhe lirinë e trupit tënd.

Trupi me të cilin ke lindur, nuk është ai që do doje të kishe? Nëse vesh diçka të rehatshme, nuk jam grua. Nëse zhvishem pak më shumë, unë jam një kurvë.”, tha Billie Eilish në intervistën e saj të fundit, që të gjitha vajzat e reja duhet ta lexojnë.

Billie ka arritur të thyejë rekorde çmimesh, klikimesh dhe është vetëm 18 vjeç.