Showbiz

'Titanic' e bëri të famshme, por edhe të stresuar. Rrëfehet Kate Winslet

'Titanic' e bëri të famshme, por edhe të stresuar.

Titanic, filmi që ka bërë miliona njerëz të qajnë, edhe kur e kanë riparë e bëri aktoren Kate Winslet të famshme ndërkombëtarisht me rolin e saj protagonist si Rose, por gjithashtu roli në këtë film i ka shkaktuar edhe shumë stres. Ajo ishte vetëm 22 vjeçe kur xhiroi për filimin. Aktorja tashmë 45 vjeçe ende e kujton ende atë kohë. Në një intervistë me Marc Maron në WTF ajo ka treguar se është ndjerë e tallur dhe e ngacmuar sidomos nga mediat britanike:  

'Titanic' e bëri të famshme, por edhe të stresuar.

'Të jem e sinqertë jamë ndjerë e tallur dhe e ngacmuar. Mbaj mend që i thoja vetes. Në rregull kjo është e tmerrshme dhe shpresoj të kalojë. Dhe patjetër që kaloi, por gjithashtu më bëri të kuptoj se nëse kjo është ajo që ndodh kur bëhesh e famshme, unë nuk isha e gatshme. Jo faleminderit! Patjetër që jo! Ishte si nata dhe dita nga një ditë në tjetrën'.

'Titanic' e bëri të famshme, por edhe të stresuar.

Aktorja tregoi se kritikohej shumë dhe ndihej sikur e kishin futur nën lupë: 'Unë nuk isha vërtet e gatshme të bëja punë të mëdha në Hollywood. Ishte një përgjegjësi e madhe. Nuk doja të bëja gabime'.

Megjithatë, përgjatë viteve, Kate u bë e famshme kudo në botë dhe mori mjaft çmime. Aktorja mori çmimin Oscar në vitin 2009 për "The Reader".

Kate Winslet është nëna e tre fëmijëve,  Mia Honey Threapleton, Bear Blaze Ëinslet, Joe Mendes nga tre martesat e saj.

*Tiranapost.al.