Tiziano Ferro dhe bashkëshorti Victor Allen po divorcohen
Lajmin e ka dhënë vetë Tiziano Ferro në rrjete sociale. Këngëtari ka anuluar gjithashtu koncertet pasi i duhet të qëndrojë pranë fëmijëve.
“Ka nisur disa kohë më parë. Një ndarje e dhimbshme kjo. E gjithë vëmendja ime është tashmë në mbrojtjen e fëmijëve të mi. Si gjithmonë, në gëzime dhe në dhimbje unë ju tregoj historinë time. Kohët e fundit kemi filluar procedurat e divorcit. Është një moment delikat. Fëmijët e mi po kalojnë shumicën e kohës në shtëpi me mua. Në këtë moment nuk mund t'i lë dhe as nuk mund t'i marr me mua në Itali. Nuk bëhet fjalë për mua dhe shëndetin tim, po bëhet fjalë për dy fëmijë shumë të vegjël dhe qetësinë e tyre. Kërkoj falje pa masë, por tani ata janë prioriteti im”, thotë këngëtari.
Ai e ka mbajtur private arsyen e ndarjes.