Tom Cruise është sërish beqar. Aktori 61 vjeç i ka dhënë fund lidhjes me rusen Elsina Khayrova. Ndarja ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur, duke qenë se gjërat po shkonin mirë. Tom takoi fëmijët e saj pak ditë më parë dhe pas këtij takimi, kaq ishte.
Elsina ka dy fëmijë nga martesa e saj me oligarkun rus Dmitry Tsvetkov.
A mos ka ndikuar vallë paralajmërimi i këtij të fundit ndaj Tom Cruise?
Ish-burri i Elsinës i shkruante publikisht aktorit përpara disa javësh, të kishte kujdes nga Elsina pasi ajo donte vetëm luksin dhe asgjë më shumë.
Pse u ndanë vallë Tom dhe Elsina?