Tom Holland fshin Instagramin dhe Twitterin: Janë dërrmuese

E Martë 16 Gusht 2022, 13:37
TiranaPost
Aktori i Spider-Man, Tom Holland, ka thënë se po tërhiqet nga rrjetet sociale, pasi mendon se janë të dëmshme për shëndetin e tij mendor.
Holland, 26 vjeç, është i fundit nga personazhet e famshmëm që po diskuton se si Twitter dhe Instagram mund të kenë efekte të dëmshme.
Në një video të postuar në internet, Holland tha: “Unë mendoj se Instagram dhe Twitter janë tepër stimuluese, dërrmuese. Kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe t’i fshij."
Shumë fansa e duartrokitën për këtë në internet.