Showbiz

Totti e pa në TV dhe tha kjo është gruaja ime dhe pastaj historia vijoi kështu

Totti e pa në TV dhe tha kjo është gruaja ime dhe pastaj historia

Një histori dashurie e veçantë, mes ish futbollistit italian Francesco Totti dhe të famshmes italiane Ilary Blasi. 43 vjeçari ka rrëfyer se si është njohur me gruan e tij tani 39 vjeçe, kohën kur ajo ishte e fejuar me dikë tjetër dhe përpjekjet për ta bërë për vete. Totti e ka parë për të herë të parë Ilary-n nga televizori si Show-girl dhe i ka thënë menjëherë shokut të tij: Ajo do të bëhet gruaja ime... dhe kështu ndodhi.

Lexoni rrëfimin e tij:

Herën e parë u takuam në një klub, më pas filluam të shkruanim me mesazhe, por nuk pati ndonjë gjë të veçantë sepse ajo ishte e fejuar dhe ishte vërtet besnike ndaj tij. Më pas e ftova në një ndeshje të Romës, me derbin. Kur ajo më tha: Do vij të shoh ndeshjen, fillova të hidhesha në krevat nga gëzimi.

Atë ditë vesha një bluzë të veçantë për të. Për fat të mirë, luajta një nga ndeshjet më të mira në 25 vite të karrierë në futboll, dhe ia dedikova me të shkruar asaj. Për mua Ilary është unike si person, si nënë, gjithçka.

I thashë se doja 5 fëmijë dhe Ilary mendoi se isha çmendur. Por avash avash unë do ta bind atë. Dashuria përmirësohet dhe me fëmijët do të përmirësohet edhe më shumë.

Çifti u martua në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë: Chanel Totti, Cristian Totti, Isabel Totti./ chetempochefa