Tradhtoi Gigi-n me të, flet ish- e dashura e Zayn Malik: Eksperiencat me të si ‘50 hijet e Greit’

E Diel 16 Janar 2022, 14:12
TiranaPost
Abi Clarke thotë se është ish e dashura e Zayn Malik. Ajo tregon detaje të lidhjes së tyre dhe zbulon se kanë qenë bashkë në një kohë kur Zyan ishte me Gigi-n.
“Në një moment u ndamë, sepse unë nuk doja të isha ajo tjetra. Po lidhja jonë ka qenë intensive. Kemi fjetur në apartamentin e tij dhe marrëdhënia jonë ka qenë si tek ‘50 hijet e Greit’. Unë madje e quaja atë Z. Grei”, thotë Abi sot.
Rrëfimi i saj vjen në një kohë që lidhja e Zayn dhe Gigi-t është në krizë. Pas një debati me vjehrrën, nënën e Gigi-t, Yolanda-n, Zayn është larguar nga shtëpia ku jetonte me Gigi-n dhe vajzën.
Ky rrëfim do ta bëjë edhe më keq situatën mes tyre.