Tuna i vendosi djalit mbiemrin e saj dhe përgjigjen e mori nga Roberti

E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 20:02
TiranaPost
Nuk dihet nëse ka ndodhur diçka, por mediat e interpretuan ndryshimin e mbiemrit të djalit në Instagram, si ndarje të Tunës me Patrisin.
Nga sot, profili në Instagram i Tianit, që menaxhohet nga Tuna, mban mbiemrin Sejdi dhe jo Berisha.
Pas lajmeve se Tuna mund të jetë ndarë nga bashkëshorti, reagoi i pari Roberti. Postoi një foto në Instastory të Rennee-së së tij dhe Tianit duke shkruar: Rennee Berisha, Tian Berisha.
Portalet kanë vënë re gjithashtu se Patrisi nuk është as në listën e miqve virtualë të djalit. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, e dinë vetëm protagonistët e historisë.