Showbiz

Twiggy Lawson, çfarë bën sot gruaja që veshi e para minifund?

Twiggy Lawson, çfarë bën sot gruaja që veshi e para

Një mendje e hapur ndaj së ardhmes mund të ndryshojë botën. Kjo është ajo që bëri Twiggy Lawson, ikona e minifundit të Mary Quant.

Me kalimin e kohës, Twiggy Lawson u bë gjithashtu aktore dhe këngëtare.

E lindur më 19 shtator 1949 në Neasden, një periferi të Londrës, me emrin e vërtetë Lesley Hornby, ajo u vu re në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Justin Villeneuve, i cili u bë menaxheri dhe i dashuri i saj. Ai gjithashtu i vuri asaj një emër arti, Twiggy.

Twiggy Lawson, çfarë bën sot gruaja që veshi e para

Midis viteve 1960 dhe 1970, Twiggy filloi të shfaqej në shumë kopertina prestigjioze.

Modelja, megjithatë, u fut edhe në kinema. Filmi i saj i parë është i 1971-shit. Është një histori dashurie dhe ambiciesh.

Twiggy, një mike e Paul Mçartney dhe e David Bowie. Gjithashtu një grua shumë e përkushtuar në jetën sociale. Aktiviste e të drejtave të kafshëve dhe të njeriut. Ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër fenomenit të nuseve-fëmijë në Tanzani. Gjithashtu ka marrë pjesë në fushata të ndryshme të shëndetit publik si ajo në favor të parandalimit dhe trajtimit të arrestit kardiak, apo të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve.

Twiggy Lawson, çfarë bën sot gruaja që veshi e para

Ajo ishte gjithashtu në jurinë e reality show “America's Next Top Model” për katër sezone. Vitet e fundit ka shprehur një lloj shqetësimi për standardet estetike që vazhdon të ndjekë modën, por edhe duke nënvizuar disa hapa të vegjël përpara që janë bërë në këtë sektor.