Showbiz

U infektuan me Covid-19/ Tom Hanks me gruan dalin nga spitali, por karantinimi vazhdon

U infektuan me Covid-19/ Tom Hanks me gruan dalin nga spitali, por karantinimi

Aktori Tom Hanks dhe gruaja e tij, të dy 63 vjeçarë janë shëruar nga koronavirusi. Ata kanë dalë nga spitali i Queensland në Australi dhe tani ndodhen në një shtëpi me qira, ku do vazhdojnë të qëndrojnë të vetëkarantinuar. Nuk dihet se çfarë trajtimi kanë marrë, kur nuk ka ende vaksinë apo ilaç që e lufton. Por ka disa alternativa të tjera që kanë dhënë efekt, si medikamenti që trajton të sëmurët me Hiv. 

Çifti u shtrua në spital javën e kaluar pasi rezultuan pozitivë ndaj virusit. Ata u infektuan në Australi, ku ndodheshin për xhirime të një filmi. 

Aktori Tom ka postuar shpesh në Instagram duke treguar edhe simptomat që pati bashkë me gruan e tij, duke qetësuar dhe shumë nga ndjekësit në frikë dhe panik nga Covid-19.