Showbiz

U tha se janë në një lidhje, por Chiara u shpreh 'As e njoh', Tomaso Trussardi ia kthen: Më ke njohur që kur luftoje të hyje në sfilata

U tha se janë në një lidhje, por Chiara u shpreh 'As e

Ditët e fundit lajmi i ndarjes së Chiara dhe Fedez është shoqëruar edhe me një histori tradhtie. U tha se Chiara Ferragni ka nisur një histori dashurie me Tomaso Trussardi.

Thashetheme të cilat Chiara i mohoi duke shkruar se këtë njeri as nuk e njihte.

Trussardi s'e ka lënë pa përgjigje:

"Chiara Ferragni thotë për mua që nuk me njeh? Ofenduese. E kemi njohur që kur ishte thjesht një blogere që luftonte për t'u ftuar në sfilata. Ne nga ana tjetër kemi besuar gjithmonë tek ajo. Ka pasur gjithmonë vetëm një marrëdhënie respekti dhe simpatie profesionale me gjithë familjen, nga të dyja palët”.

Trussardi e mbyll me ironi ndaj zyrës së PR-it të Chiara Ferragnit dhe ndaj Chiaras gjithashtu: "As nuk e njoh" është fjali fyese krahasuar me një të kaluar profesionale që e meriton të përmendet. Ndoshta zyra e saj e shtypit ka ngrënë shumë panetone në fund të vitit...", shkruan ai.

Diçka është e sigurtë, nga këto reagime duket qartë që mes tyre s'ka asnjë histori dashurie.