‘U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma të më përshëndeste, por nuk është më’. Statusi prekës i Ardit Gjebreas

E Enjte 4 Gusht 2022, 11:15
TiranaPost
Ardit Gjebrea e ka nisur mëngjesin e sotëm mes dhimbjes, kujtimeve dhe nostalgjisë. Si sot katër vjet më parë humbi nënën e tij dhe një foto nga oborri i shtëpisë, ia kujton dhe e prek sidomos sot.
“U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t`i ndjeja aromën… por nuk është dot më. E kam çdo ditë me vete. Një lidhje e fortë që do më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite… si sot… mam”, shkruan Ardit Gjebrea.