Vajza e filmit turk që bëri gjithë botën për të qarë ka një fiksim me shqiptarët

Ata që e kanë parë filmin më të përfolur turk “Mrekullia në qelinë Nr.7” e kanë pasur të pamundur që t’i mbajnë lotët dhe mos ta adhurojnë vogëlushen Ova.
Rolin e saj e luan 9-vjeçarja Nisa Sofiya Aksongur e cila në një intervistë për “Intervista.al”, ka treguar se ka marrë shumë mesazhe nga personazhe të njohur shqiptarë, por ‘fiksimi’ i saj i momentit është t’i shkruajë këngëtari Ylli Limani.
E pyetur për Shqipërinë, Nisa tregon se do të donte shumë ta vizitonte, madje, nëse do t’i jepej mundësia, edhe do të luante për një film në Shqipëri.
“Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë. Më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai”, thotë ajo.
Këngën e Ylli Limanit me Tunën “A don hala”, Ova e ka ndarë edhe në rrjetin e saj në Instagram.