Showbiz

Vajza i tërhoqi veshin, Eva Mendes largohet nga rrjetet sociale

Vajza i tërhoqi veshin, Eva Mendes largohet nga rrjetet sociale

“O ma përse qëndron kaq shumë në telefon”, kjo ka qenë pyetja që e ka bërë aktoren Eva Mendes të hiqte dorë nga rrjetet sociale. Vajza e saj 4 vjeçe iu ankua Eva-s për mungesën e vëmendjes.

Vajza i tërhoqi veshin, Eva Mendes largohet nga rrjetet sociale

“Nuk kam postuar së fundmi, sepse e vogla ime më tha që rri në telefon shumë. Ajo e mori çdo gjë personale sepse është fëmijë. Ata e lidhin çdo gjë me veten, nëse ne nuk ua bëjmë të qartë t’i interpretojnë gjërat ndryshe. Kështu që ne patëm një bisedë. I kërkova falje dhe i premtova që do i kushtoja më shumë vëmendje. Kuptova që fakti që jam me ta në shtëpi nuk më bën realisht prezente në jetën e tyre”, ka shkruar Eva Mendes që tashmë e ka marrë vendimin.

Nuk e ka mbyllur llogarinë, por është gjithmonë e më pak prezente në të.

*Artikulli i Daily Mail u përshtat në shqip nga Tiranapost.al