Showbiz

Vajzat e ekipit norvegjez të hendbollit gjobiten se nuk veshën bikini, Pink zotohet t`ua paguajë

Vajzat e ekipit norvegjez të hendbollit gjobiten se nuk veshën bikini,

Pink ka dalë në mbështetje të ekipit norvegjez të hendbollit në plazh për vajzat. Këngëtarja është ofruar të paguajë gjobat që vajzat e ekipit morën për shkak se thyen rregullat e hendbollit në plazh. Cilin rregull? Atë të veshjes. Ato nuk pranuan të dilnin me bikini, uniformën e përcaktuar për vajzat, por dolën ashtu si edhe djemtë, me pantallona të shkurtra. Vendimi u mor për të mos nxitur seksizmin. Nëse burrat dalin me pantallona dhe jo mbathje, as ato nuk veshin bikini.

Vajzat e ekipit norvegjez të hendbollit gjobiten se nuk veshën bikini,

Pink shkroi në Twitter menjëherë pas gjobitjes së vajzave, pas ndeshjes së kampionatit që u luajt në Bullgari.

“Jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit në plazh, për Protestimin e Rregullave seksiste të uniformës së tyre”, shkruante Pink që shtonte se madje e gjobitura duhet të jetë Federata Europiane e Hendbollit.

Vajzat e ekipit norvegjez të hendbollit gjobiten se nuk veshën bikini,

Ekipi i vajzave e falënderoi publikisht këngëtaren.

Me mesazhin e Pink u bashkua edhe legjenda e tenisit Billie Jean King e cila ishte gjithashtu kundër kësaj gjobe. Ajo u shpreh se vajzat duhet të jenë të lira të veshin atë uniformë që i bën të ndihen më komode dhe se seksizmit në hendboll i duhet dhënë fund.