Showbiz

Vanessa Incontrada pozon nudo për Vanity Fair me titullin e këngës: ‘Nessuno mi puo giudicare’

Vanessa Incontrada pozon nudo për Vanity Fair me titullin e

"Kjo kopertinë është momenti më i bukur i viteve të fundit”, thotë aktorja dhe prezantuesja italiane, Vanessa Incontrada në revistën ‘Vanity Fair’, e cila shfaqet plotësisht e zhveshur në kopertinë e numrit të fundit.

"Është një pikë kur shoh trupin tim të kthehet në një mesazh për të gjitha gratë (dhe për të gjithë burrat): të gjithë duhet të përballemi, të kuptojmë dhe të festojmë një bukuri të re".

Me krenari dhe guxim, artistja së bashku me ‘Vanity Fair’ bëhet emblema e pozitivitetit të trupit, një lëvizje që ndalon bulizmin për fizikun apo formave trupore, duke promovuar një ide të bukurisë gjithëpërfshirëse.

Vanessa Incontrada pozon nudo për Vanity Fair me titullin e

"Askush nuk mund të më gjykojë", shkruhet në kopertinë dhe është mesazhi që revista do të përcjellë.

“Ne e donim këtë kopertinë dhe i kërkuam Vanessa Incontrada të pozonte nudo që të reflektonim mbi temën e pozitivitetit të trupit dhe implikimet e konceptit klasik të bukurisë në jetën tonë. Çështja është e komplikuar, sheh trupin e grave në të gjitha ato që na janë mësuar në libra, reklama, filma, modë, karikatura dhe kushtëzime shoqërore, kulturore dhe familjare, nga vitet 1950 deri më sot. Për sa i përket bukurisë, sot po ndodh ajo që i ndodhi tokës pas zbulimit të Amerikës nga Christopher Colombo: aty ku mendohej se do të mbaronte bota, filloi një tjetër. Dhe ku mendohej se bukuria do të mbaronte, më në fund po krijohet një ide krejtësisht e re”, thotë drejtori i Vanity Fair, Simone Marchetti.