Showbiz

Vdes komediani i njohur amerikan, që ia trashëgoi talentin për ta bërë botën të qeshë edhe djalit të tij

Vdes komediani i njohur amerikan, që ia trashëgoi talentin për ta

Komediani i njohur amerikan, Jerry Stiller, u nda sot nga jeta në moshën 92-vjeçare dhe lajmin e trishtë e dha djali i tij, aktori Ben Stiller.

“Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale. Ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vjet. Ai do të më mungojë shumë. Të dua babi!”, shkroi aktori.

Jerry Stiller shijoi një karrierë të gjatë në skenë dhe ekran, i shoqëruar shpesh nga gruaja e tij e ndjerë, Anne Meara, me të cilën realizoi një komedi popullore. Ata u takuan në vitin 1953, u martuan një vit më pas dhe bashkëpunuan shpesh për skeçe, duke performuar në klube nate apo televizion. Anne ndërroi jetë në vitin 2015. Ata ishin prindër të Ben, dhe motrës së tij aktore Amy Stiller.

Vdes komediani i njohur amerikan, që ia trashëgoi talentin për ta

Pas dekadave si performues, karriera e tij mori një hov dhe popullaritet kur luajti rolin e Frank Costanza, të babait të George Costanza, në serialin komik ‘Seinfeld’ dhe rolin e Arthur Spooner në "The King of Queens".

Vdes komediani i njohur amerikan, që ia trashëgoi talentin për ta

Lindur në Brooklyn, Nju Jork në 1927, Stiller bëri debutimin e tij si aktor në moshën 15-vjeçare, edhe pse vinte nga një familje e varfër polake-hebreje. Ylli Kevin James donte që Stiller të merrte pjesë në shfaqjen e tij.

"Ai fjalë për fjalë më lutej që të isha në këtë shfaqje. Ai më puthi, më përqafoi. Ai tha: Nuk mund ta bëj pa ty. Kjo ishte një mundësi për mua, për herë të parë, të provoja veten si aktor sepse kurrë nuk e pashë veten më shumë sesa thjesht një aktor të mirëfilltë", tha Stiller.

Vdes komediani i njohur amerikan, që ia trashëgoi talentin për ta