Showbiz

Vera Ora e mbështeti Ritën si një nënë e vërtetë shqiptare

Vera Ora e mbështeti Ritën si një nënë e

Nëna e Rita Orës, Vera Ora, ka mbështetur me një mesazh në Instastory këngëtaren pasi u vu në qendër të kritikave nga ndjekësit sepse hodhi në krah flamurin serb(pa vetëdije) gjatë një performance në Hungari.

Vera Ora e mbështeti Ritën si një nënë e

"M'fal te kom bertit shume,

po me ke bo nervoz! Mos u trullo", shkruan Vera Ora.

Nëse sheh performancën e saj, dallohet që këngëtarja shqiptare nuk e ka vënë aspak re se i kujt ishte flamuri që një “fans” i hodhi në skenë dhe ajo e mbajti për disa minuta në dorë, ndoshta me bindjen se ishte ai hungarez. Rita Ora po performonte në Hungari. Këtë tha edhe kur dha një përgjigje për ngjarjen e sikletshme.

“Nuk e kam parë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena kuptova se ishte flamur serb dhe jo hungarez. I mbështes të gjithë fansat e mi nga të gjitha vendet dhe kulturat, por dua ta bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk e kisha për qëllim të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin, apo familjen time,” shkruan Rita.