Showbiz

Victoria Beckham tregon ushqimin e saj të preferuar dhe nuk mund të ishte më modest

Victoria Beckham tregon ushqimin e saj të preferuar dhe nuk mund të

Victoria Beckham ka qenë gjithmonë e disiplinuar me dietën e saj, duke ndjekur një mënyrë të ushqyeri kryesisht me perime, por ish-ylli i Spice Girls nuk i mohon vetes një trajtim herë pas here.

Së fundmi Victoria, bashkëshortja e David Beckham ka treguar ushqimin e saj të preferuar dhe i la të gjithë pa fjalë.

Ndërsa shumica e njerëzve preferojnë të kënaqen me ëmbëlsira, Victoria dëshiron kripë kur ndihet keq. "Më pëlqen buka e grurit e thekur me kripë. Ky karbohidrat të bën të ndihesh i relaksuar dhe unë e dua kripën.

"Unë jam një person që më pëlqen që gjërat të gatuhen në një mënyrë shumë të thjeshtë. nuk më pëlqen vajrat, gjalpi ose salcat ".

Në përputhje me stilin e jetës së saj të shëndetshme, avokadot thuhet se janë një nga ushqimet e që ish-ylli i Spice Girl e konsumon shpesh.

Ajo ka thënë për The Telegraph në vitin 2019 se "ha tre ose katër avokado në ditë" pasi të ndihmojnë për të patur një lëkurë të shëndetëshme.

Tiranapost.al