Video/ 3 teoritë që mund të shpjegojnë pse Blanco shkatërroi gjithë skenën e Sanremos

E Mërkurë 8 Shkurt 2023, 09:38
TiranaPost
Nuk shpëtoi pa tensione nata e djeshme e Sanremos. Gati në fund të performances, Blanco, i cili këndoi “L'isola delle rose”, shkatërroi çdo vazo e lule të mundshme që gjendej në Ariston.
Justifikimi ishte se nuk dëgjonte veten teksa këndonte dhe shkatërroi gjithçka prej mllefit të problemit teknik.
Disa e duartrokitën, sepse besuan arsyetimin e tij apo sepse menduan që ishte pjesë e performancës. Të tjerë kanë ngritur teorinë konspirative që e gjitha ka qenë e orkestruar për të sjellë diçka ndryshe, qoftë edhe rrëmujë.
Tiranapost.al