Showbiz

Video/ Aktori që vret shokun tek ‘The Ghost’ tregon historinë me kamerieren që e urrente

Video/ Aktori që vret shokun tek ‘The Ghost’ tregon

E mbani mend kolegun që vret protagonistin e “The Ghost”? Me siguri po, dhe aspak për mirë. Njësoj si dikush në historinë që Tony Goldëyn rrëfen.

"Kisha pushim nga puna për pak minuta dhe shkova në një bar restorant. Prit të më vinte kamerierja, hiç. Prit, hiç. Derisa erdhi. Çfarë do, më tha gjithë inat. I thashë, më sill një menu. Më solli menunë me inat, më solli ushqimin dhe pak më vonë erdhi sërish. Mos je gjë aktor? Më pyeti. Po, ua ktheva. Mos ke luajtur tek “The Ghost” më tha. Po, ia thashë. Ti je ai që vret shokun? E dija që të urreja ty, por nuk po më kujtohej pse”, tregoi mes të qeshurave aktori.

Dhe para kujt, para Whoopi Goldberg që luan gjithashtu në atë film, por në një rol shumë pozitiv, krah viktimës që luhet nga Patrick Sëayze.