Showbiz

Video/ Angela Martinit i vjen aragosta e gjallë në tavolinë. Ajo që ndodh më pas varet nga burri i saj

Video/ Angela Martinit i vjen aragosta e gjallë në

Angela Martini ka treguar përvojën e saj në një restorant peshku, ku aragosta të cilën e kishte porositur burri i saj dhe mendonte se do ishte e gatuar mirë e mirë, në fakt kamerierët ia kanë treguar të gjallë duke lëvizur. Por kjo e ka ‘tmerruar’ modelen, e cila i ka kërkuar burrit që ta blejë dhe ta kthejë në det.

Video/ Angela Martinit i vjen aragosta e gjallë në

Në Instagram ajo shkruan se si vegjetariane por edhe shumë e ndjeshme, ishte trishtuar kur e kishte parë aragostën teksa lëvizte dhe se do të gatuhej i gjallë.

‘Burri më bëri përshtypje kur vendosi ti shpëtojë jetën, e pagoi dhe e hodhi në det. Po, jeta është një film’, shkruan Angela e cila me këtë rast hedh poshtë dhe zërat se është ndarë nga bashkëshorti i saj. Përkundrazi… po shijojnë verën në plazhin italian.