Showbiz

Video/ Carla Bruni tallet me situatën e Covid-19: Jemi të brezit të vjetër ne, s'kemi frikë!

Video/ Carla Bruni tallet me situatën e Covid-19: Jemi të brezit

"Sigurisht, le të puthemi, të mos tregohemi budallenj! Ne jemi të brezit të vjetër! Ne nuk kemi frikë nga asgjë, nuk jemi feministë dhe nuk kemi frikë nga koronavirusi".

Këtë ka thënë ish modelja dhe gruaja e Nicolas Sarkozy, Carla Bruni e cila është filmuar rreth një javë më parë teksa përshëndetej me puthje e prekje me presidentin e Lvmh Fashion Group, Sidney Toledano.

Video/ Carla Bruni tallet me situatën e Covid-19: Jemi të brezit

Por Carla Bruni, 52 vjeçe nuk është mjaftuar vetëm me kaq, në video shfaqet duke u tallur, bën sikur po i merret fryma dhe kollitet pa mbajtur dorën para.

Ajo ishte e pranishme në një event gjatë javës së modës në Paris, me datë 3 mars 2020. Videja e transmetuar edhe në televizionet italiane e franceze, ka shkaktuar reagime të shumta.