Showbiz

Video/ Detaji në bluzën e Landit dhe Mirit të West Side Family

Video/ Detaji në bluzën e Landit dhe Mirit të West Side Family

Hitet e grupit West Side Family u performuan sot në një koncert live, por online, që u zhvillua në skenën e Akademisë së Arteve, ku spektatorët e vetëm ishin këngëtarët.

Në ditën e Çlirimit të vendit, ndërsa Armir Shahini, i njohur me emrin shkurt Miri, mbante veshur një bluzë me një dedikim për Shqipërinë, Landi kishte zgjedhur që në bluzën e tij të ishte një detaj tjetër.

Në bluzën e tij shkruhej "Liria ka emër", fushata e nisur së fundmi si kundërpërgjigje ndaj aktakuzave dhe pastaj arrestimeve nga Gjykata Speciale e Hagës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Video/ Detaji në bluzën e Landit dhe Mirit të West Side Family