Showbiz

Video e dhunës në korridorin e një hotelin fundos reperin Diddy

Video e dhunës në korridorin e një hotelin fundos reperin Diddy

Një video e vitir 2016 (të cilën nuk po e publikojmë) është dëshmia e qartë se reperi Sean “Diddy” Combs ka rrahur dhe tërhequr zvarrë të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura.

Videoja është publikuar nga CNN dhe vërteton akuzën e Ventura-s për dhunë, të ngritur në nëntorin e kaluar.

Pamjet i përkasin datës 5 mars 2016 dhe janë xhiruar në hotelin InterContinental nga kamerat e sigurisë.

Combs me një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas Venturës. E kap nga qafa dhe e përplas në dysheme.

Avokati i Ventura-s, Douglas H. Wigdor, tha: “Videoja tronditëse konfirmoi më tej sjelljen shqetësuese të Combs. “Fjalët nuk mund të shprehin guximin që zonja tregoi për ta zbuluar këtë.”

Reperi përballet me akuza të rënda për trafikim seksual, përdhunim dhe dhunë në familje.