Showbiz

Video/ E ngatërruan me një të pastrehë, Nicholas Cage dëbohet i dehur nga një restorant

Video/ E ngatërruan me një të pastrehë, Nicholas Cage

Aktori i njohur Nicholas Cage, u filmua duke u nxjerrë nga një restorant në Las Vegas pasi filloi të grindej me stafin në gjendje të dehur.

Dëshmitarët okularë në fillim e ngatërruan yllin, i cili fitoi një Oskar për portretizimin e një alkoolisti me një të pastrehë të dehur.

I veshur me pantallona leopardi dhe pantofla, aktori shihet i ulur në një divan ndërsa është zbathur dhe përpiqet të veshë sandalet e tij para se të fillojë të bërtasë.

Një burim, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për The Sun: "Ne ishim në atë bar në Laëry's kur vumë re atë që ne në fillim menduam se ishte një i pastrehë plotësisht i dehur dhe i zhurmshëm.

"Për tronditjen tonë, doli të ishte Nicolas Cage. Ai u shkatërrua plotësisht dhe ishte duke u grindur pak me stafin.

"Ai u bërtiste njerëzve dhe po përpiqej të përleshej dhe pastaj stafi i kërkoi të largohej. Ishte aq i dehur sa mezi arriti të vinte çantat e tij para se të dilnin jashtë."

Nuk është hera e parë që Nicolas është filmuar ndërsa ishte i dehur në publik.

Në Mars 2019 ai u filmua gjendje të dehur teksa kërkonte të kurorëzohej në një gjykatë në Las Vegas me gruan e tij të katërt Erika Koike.

Katër ditë pas dasmës ai kërkoi anulimin, duke pretenduar se ishte shumë i dehur për të kuptuar se çfarë po bënte.

Një muaj më vonë, babai i dy fëmijëve u filmua sërish i dehur në një bar karaoke në Los Angeles.

Tiranapost.al